Deputetja e LDK-së demanton raportimet në media: Askush nuk është kundër bashkëpunimit me VV-në

Gjatë ditës së sotme, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e Këshillit, ku u diskutua për koalicionin mes LDK-së dhe LVV-së,
Ndërkaq, në media është raportuar ka pasur kundërshtime nga disa anëtarë të këtij subjekti për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndër emrat që është përmendur, ka qenë edhe deputetja nga radhët e LDK-së, Lirije Kajtazi.
Indeksonline ka kontaktuar me deputeten Kajtazi, e cila ka demantuar raportimet në media duke thënë që nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga ana e LDK-së.
“Asnjëherë nuk e kam kundërshtuar . Mbi të gjitha i respektoj kur qytetarët i japin hise secilit subjekt unë konsideroj them se pastaj janë ata në pjesën të cilën ne duhet me kooperuar, kështu që është keqinterpretuar .Jo askush nuk e ka kundërshtuar krejt qa është duke ndodhur në këtë kohë mund të them se nuk po bisedohet seriozisht në tavolinë, por më shumë po bisedohet me publik sesa që po bisedohet me partner”, tha ajo për Indeksonline
Ndryshe, Kajtazi ishte e vetmja deputete nga radhët e LDK-së që nuk e votoi Glauk Konjufcën për Kryetar të Parlamentit të Kosovës. /Indeksonline/
