75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / k.v

Deputetja e LDK-së i ‘dhuron’ vezë Albin Kurtit (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi i ka “dhuruar” vezë kryeministrit Albin Kurti në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket energjisë elektrike për veriun e Mitrovicës, raporton IndeksOnline.  

Deputetja Dumoshi nuk i hodhi ato sikurse bënte dikur kryeministri Kurti duke kundërshtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë, por të njëjtat ia dhuroi tek ulësja e tij në Kuvend.

Vezë deputetja kishte edhe për kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./IndeksOnline/