15:25 / E Diele, 19 Mars 2023 / LB

Deputetja e LDK-së: Nga “Vetëvendosje” për shqiptarët, në “vetëqeverisje” për serbët

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka bërë një reagim pasi mbrëmë vonë është arritur një marrëveshje ndonëse pa u nënshkruar, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore e që u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian dhe vëzhguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga “Vetëvendosje” për shqiptarët, në “vetëqeverisje” për serbët”, shkroi ajo në Facebook.

Marrëveshja e mbrëmshme ka nxitur reagime të shumta. Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vetëmenaxhimi i serbeve është Asociacion/Bashkësi plus. “Është autonomi për serbët”, ka thënë ai.