75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së: Po e kam nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se ka nënshkruar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ajo tha se pas konsultave me degën ka vendosur që të nënshkrujë pro rrëzimit të kësaj qeverise, porse ka kërkuar që disa vërejtje t’i përcjellen shefit të partisë, Isa Mustafa.

Në një bisedë për Indeksonline Bunjaku- Rexhepi ka thënë se ka këkruar që deputetëve tu jepet hapësire të diskutojnë me bazën deleguese prej edhe nga vijnë.

“Pika e parë kam kërkuar qe neve deputetëve të na jepet hapësirë ta diskutojmë në bazën deleguese prej nga vijmë, që të marrim mendimin e tyre”.

Deputetja nga Gjilani, thotë se megjithëse Kurti e meriton të largohet nga qeveria, duhet të provohet edhe një mundësi, me qëllim që të kalohet kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

“Ne duhet të provojmë eventualisht edhe një mundësi për tejkalim të situates pa mocion. Të mos ngutemi tani aq më tepër në këtë krizë të paraqitur”, ka thënë Bunjaku.

Bunjaku- Rexhepi, thotë se si kërkesë tjetër ka kërkuar që tu garantohet se nuk do të ketë një bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.

 “Pastaj, kam kërkuar që të na garantohet se nuk do të ketë një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në në të ardhmen”, vlerësoi tutje ajo./Indeksonline/