75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së: Të martën ose të nis mësimi ose Qeveria Haradinaj të dorëhiqet

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se deri ditën e martë, ose duhet të nis mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të dorëhiqet.

Bajrami ka reaguar pasi nesër nis java e tretë e grevës në arsim dhe SBASHK-u përmes një njoftimi dërguar në orët e vonës të së dielës ka ripsërsitur se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Reagimi i Bajramit pa ndërhyrje:

Kryeminister,

Neser arsimi po hyn ne javen e trete te greves, ju se bashku me zavendesat, 22 ministrat dhe 80 zavendesministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjate derisa te arrini marreveshjen per fillim te mesimit.

Te Marten duhet me fillu mesimi ose Qeveria duhet me dhane doreheqje, pasiqe as detyrat e shtepise s’po arrini me i kry.