16:50 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së thotë se me rëndësi është që fëmijët pas kthimit në shkolla, sërish po buzëqeshin!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se me rëndësi gjatë kësaj kohe është që fëmijët pas kthimit në shkolla, sërish po buzëqeshin.

Madje sipas saj ky është lajmi më i mirë, mirëqenie emocionale e fëmijëve.

Duke folur për situatën pandemike në vend, deputetja tha se rënia e rasteve me COVID-19 është lajm i mirë.

Postimi i plotë:

Deri më tash, numri i rasteve me COVID-19 ka rënë në përgjithësi. Ky lajm i mirë bashkë me ekipin e ekspertëve evropianë është shumë pozitiv. Madje, edhe më shumë se kaq: pas një jave, do të shohim edhe efektet e hapjes së shkollave në rritjen e rasteve në komunitet.
Të vazhdojmë me kujdesin dhe falënderojmë të gjithë mësimdhënësit, prindërit e nxënësit për kujdesin! Le të shpresojmë sa më shpejt të kthehemi në normalitet me orar të plotë mësimor, e jo shkurtim të orëve. Me rëndësi, që fëmijët pas kthimit në shkolla, sërish po buzëqeshin.
Ky është lajmi më i mirë: mirëqenie emocionale e fëmijëve tanë.