75 Mall Live Search
17:59 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së: Uji, bimët, toka dhe natyra e Brezovicës janë shtëpia ime dhe e çdo qytetari të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda  Musliu ka komentuar vendimin e sotëm të ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, për ndalimin e ndërtimeve në burimet ujore.

Sipas saj, qytetarët dhe institucionet duhet t’i mbrojmë lumenjtë dhe përrojet e Parkut Nacional Sharr, shkruan Indeksonline

“Uji i Brezovicës, bimët e Brezovicës, toka e Brezovicës, Natyra e Brezovicës janë shtëpia ime shtëpia jote dhe shtëpia e çdo qytetari të Kosovës. T’i mbrojmë lumenjtë dhe përrojet e Parkut Nacional Sharr”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, Abdixhiku, në një vizitë bashkë me ministra tjerë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në komunën e Ferizajt, ka thënë se Qeveria nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licencë për asnjë hidrocentral.

“Qeveria nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licencë për asnjë hidrocentral, jo në këtë periudhë por pa u bërë një shqyrtim më i gjerë për politikat e deritanishme. Në këtë fazë ka një masë që po përgatitet për të ndaluar të gjitha punimet në burimet e ujit meqenëse uji është esencial për mirëmbajtjen e pastërtisë. Gjatë ditës së sotme do të merret vendim me institucionet për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore”, është shprehur ajo.

Image may contain: outdoor