13:18 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së, e infektuar me Covid-19, e shpjegon pse doli para banesës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha para pak ditësh ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Hoxha sot ka dalë para banesës së saj që të marrë rentgenin e mushkërive dhe është bërë lajm në media se si e ka thyer masën e izolimit.

Mediat kanë publikuar fotografinë e Hoxhës duke pritur para banesës. E pas këtij lajmi, ka reaguar Hoxha e cila ka treguar edhe arsyen se pse ka dalë jashtë.

“…Nuk po ta bijshin në shpi rentgenin për mushkeri….turp të keni me këso gjanash e pa pikë konsiderate për shëndetin”, ka sqaruar Hoxha.