Deputetja e PDK-së komenton humbjen në Vushtrri, ja çfarë thotë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka komentuar procesin zgjedhor të ditës së djeshme në Vushtrri, ku LDK doli e para me një rezultat mjaft të ngushtë me PDK-në.
Përmes një postimi në Facebook, Izamku ka falënderuar votuesit e PDK-së në Vushtrri, duke thënë se ata nuk kanë faj për humbjen.
Sipas saj, kjo qeverisje nuk do të ketë sukses, sepse u fitua mbi inate e xhelozi, e jo mbi vlera.
Ja postimi i saj:
Te dashur anëtare e votues te PDK-se ne Vushtrri. Te nderuar anetare te koalicionit!
Nga zemra ju falenderojme secilit vec e vec per kontributin e jashtzakonshem ne votimet e djeshme! Ju e kryet punen tuaj shkelqyeshem dhe nuk bartni asnje faj per humbjen! Me matematikat qe bene, kjo fitore nuk u be per te fituar dhe udhehequr projektet qe lame gati ne, por per te na mundur ne, andaj s’mund te kete sukses kjo qeveri sepse u fitua mbi inate e gjelozi e jo mbi vlera! Neve s’na kane perulur as sfidat ma te renda e kurre s’do te na perul as kjo humbje!
Ne fitore dhe ne humbje bashke rreth Partise Demokratike jemi ne!
Respekt e perulje per secilin nga ju dhe familjet tuaja!
Ne respektojme verdiktin e popullit sepse jemi ne demokraci!
Me respekt!