12:36 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

Deputetja e PDK-së: Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi

Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Komandant”

Kënga i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.

Këto raportime nga ana e portaleve serbe kanë bërë që të reagojë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar disa tituj të mediave serbe.

Teksa ka postuar këtë fotografi deputetja ka shkruar se “Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën komandant”.