75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së lidhet ‘live’ në Facebook gjatë seancës së Kuvendit

Sot është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ku pritet të miratohen masa konkrete ekonomike e financiare.

Në këtë seancë e pranishme ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila para fillimit të seancës ka hyrë ‘live’ në Facebook e saj nga Kuvendi i Kosovës.

Musliu ka përshëndetur të gjithë ata që janë kyqur në lidhjen e saj, ndërsa e ka përfunduar sapo ka filluar seanca.

“Na jemi gati të fillojmë seancën e thirrur nga Partia Demokratike, ju uroj shëndet dhe paqi një ditë të mbarë, tani mund të na ndiqni në televizion”, ka thënë Musliu./Indeksonline/