Deputetja e PDK-së me një reagim interesant, pasi Glauku mori vendim për motrën e saj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi me motrën e saj, Fatmiren, pasi ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ka propozuar tërheqjen e saj si diplomate.
Duke mos përmendur Konjufcën, Musliu ka shkruar në Facebook një thënie: “Tri gjëra nuk fshihen: dielli hëna dhe e vërteta.”

Ndryshe, Fatmire Musliu shërbente si Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Republikën Federale të Gjermanisë.
