21:35 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së, pyet pse nuk u përfshi ministrja e Jashtme në dialog?-Kështu i përgjigjet Hoti

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi,  gjatë ditës së sotme përveç vërejtjeve që ka pasur në procesin e dialogut dhe në takimin e fundit të kreut të Qeverisë Avdullah Hoti, bashkë me presidentin serb Aleksander Vuçiq,  ka drejtuar edhe pyetje e që lidhen përkitazi me këtë proces, transmeton IndeksOnline.

Musliu Shoshi, duke qenë e angazhuar si anëtare e Komisionit paralamentar për Punë të Jashtme, ka pyetur Hoti pse nuk është përfshirë në këtë proces kaq të rëndësishem dhe jetik për Kosovën, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj?

E përgjigja që mori ishte se partneri qeverisës, AAK-ja tashmë kishte dërguar emrin e Selim Selimit si përfaqësues të saj brenda këtij procesi të rifillimit të dialogut pas 18 muajve.

Ndryshe Hoti mori kritika të shumta nga opozita për paraqitjen e tij të parë në Bruksel në cilësinë e kryeministrit të vendit dhe prijësit të dialogut Kosovë Serbinë./IndeksOnline/