75 Mall Live Search
13:45 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / A

Deputetja e PDK-së Salihu: S’ka asnjë bashkëpunim apo marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së

Deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu, në një intervistë për RTV21 i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se partitë e ish-opozitës nuk kanë vullnet për formimin e qeverisë. Deputetja Salihu, tha se Kurti e ka obligim që si i mandatuar të krijojë shumicën parlamentare. Por, sipas saj, shumica parlamentare nuk mund të arrihet pa pasur një marrëveshje politike.

“’Ne e dimë që sipas Kushtetutës e drejta i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe ta formojë qeverinë. Obligimi i vërtetë është që kandidati i propozuar ta gjejë shumicën në kuvend, sepse pa shumicë nuk mund të formohet qeveria. Nëse Albin Kurti nuk mund ta gjejë shumicën në kuvend prej 61-votash, atëherë ai nuk mund të fajësojë partitë e tjera për bllokim, sepse faji është tek Albin Kurit. Ai duhet ta mësojë njëherë e mirë se cila është dhe çka është demokracia parlamentare. Qeveria nuk formohet pa arritë marrëveshje politike dhe pa e pasur shumicën në kuvend. Albin Kurti siç duket është mësuar të viktimizohet dhe me i fajësu të tjerët. Kurti ka ardhur në pushtet duke u viktimizuar dhe besoj se do të përshendetet me pushtetin në këtë formë”.

Deputetja Salihu ka mohuar zërat se mund të ketë një bashkëpunim për krijimin e qeverisë së re midis PDK-së dhe LVV-së.

“’PDK-ja nga fillimi ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj. Edhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, menjëherë pas shpalljes së rezultateve e ka bërë qëndrimin tonë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim dhe marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së. Këto nuk qëndrojnë dhe dua të kthehet prapë tek ajo që thash, qëndrimi jonë ka qenë i qartë prej fillimit dhe vazhdon të mbetet i njëjtë. Mbetetët të shihet, por nuk besoj se do të ketë qeveri të dielën’’, tha Salihu.