Deputetja e PDK-së: Sulmi i sotëm ndaj gazetarëve në Veri të Mitrovicës tregon për mungesë të lirisë së shprehjes

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi, ka reaguar pas sulmit që i është bërë sot ekipit të gazetarëve të Gazeta Blic, në Mitrovicës e Veriut e të cilët, po bënin një storie për të treguar gjendje me furnizim në këtë pjesë, derisa i gjithë vendi po përballet me luftën kundër Covid-19.
Musliu-Shoshi ka dënuar këtë akt, duke thënë se kjo flet për ” mungesën e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informacionit si një nga të drejtat themelore të njeriut”.
Ajo ka inkuarajuar gazetarët që të vazhdojnë punën e tyre përkundër kushteve të rënda të punës.
Tutje deputetja ka ftuar policinë që të vihet në ndjekje të kryerësve të këtij akti të shëmtuar duke i vendosë autorët para drejtësisë.
Postimi i plotë i deputetes Ariana Musliu- Shoshi: