75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së thotë se nuk ka arsye që të festohet Dita e Evropës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se Kosova nuk ka arsye të festojë Ditën e Evropës. Sipas Deliut, 9 maji duhet të largohet si festë zyrtare.

Në këtë ditë pushimi, Blerta ka zgjedhur Gërminë për të bërë pak sport.

“Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoskale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më në Kosovë, i cili shtet nuk e ka as statusin e kandidatit në BE.

Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare.
Nuk bëhemi më proevropian nëse sot festojmë përkundrazi duhet të punohet shumë më shumë për tu afru me shtet të BE-së” shkruan Deliu në Facebook./Indeksonline/