75 Mall Live Search
12:31 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së: Vetëm gjatë pandemisë janë ndërtuar 10 ndërtesa kolektive, në Luginën e Diellit

Deputetja nga radhët e PDK-së para deputetëve ka ngritur një shqetësim në lidhje me ndërtimet që po bëhen në Luginën e Diellit, në Zveçan, duke thënë se vetëm gjatë kohës së pandemisë janë ndërtuar 10 ndërtesa kolektive e ndërtimi i tyre nuk po ndalet as sot.

Idrizi ka thënë se duhet një strategji e përbashkët , nëse duam që qytetarët shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në këto pjesë të vendit.

Ajo ka lutur të gjitha subjektet politike që t’i lënë anash dallimet midis tyre e të bëjnë diçka sa nuk është bërë vonë.

“Vetëm gjatë kohës së pandemisë janë ndërtuar 10 ndërtesa kolektive në Luginën e Diellit, duhet me pas një strategji të përbashkët për këtë pjesë, lejet  për ndërtim dhe rindërtim ju jipen vetëm serbeve, dhe institucionet tona nuk kanë strategji dhe nuk ka buxhet. Ju kishim lut që të gjithë me i lënë inatet personale ndërpartikae që me i mbajtë qytetarët atje, i kemi parë reagimet, por këtë nëse e lejojmë sot pa reagu, nesër do të jetë vonë”, tha Idrizi.

Shqetësimit të saj iu bashku edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani./IndeksOnline