22:16 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së: Vetëvendosje po e ulë nivelin e përfaqësimit të Kosovës në raport me Serbinë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi pret që në skenën politike të ketë më shumë bashkëpunim mes subjekteve politike.

Musliu-Shoshi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se kjo parti është ithtare që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo thotë se për PDK-në cilido që të jetë vendimi i Kushtetueses për dekretin e Presidentit do të jetë i pranuar.

Deputetja e PDK-së thotë se Vetëvendosje po tregon se nuk ka përvojë demokratike pasi dërgon në Kushtetuese çështje që iu takojnë subjekteve politike.

“Marrëveshjet duhet të bëhen në mes partnerëve të koalicionit dhe opozita nuk duhet parë si armik por vetëm rival politik”.

Ajo thotë se ko parti po bënë presion ndaj Kushtetueses dukë bërë prova për protesta në shesh.

“Askush nuk ka të drejt të prejudikojë vendimet e Kushtetueses derisa asaj i është kërkuar të merret me çështjen”.

Deputetja e PDK-së thotë se Vetëvendosje kur pranoi 1,000 teste nga Serbia e uli dinjitetin e Kosovës dhe sipas saj ato teste sot e kësaj dite nuk janë përdoruar sepse janë futur në mënyrë të parregullt.

Musliu-Shoshi thotë se Vetëvendosje e ka kthyer mbrapa Kosovën duke prishur raportet me Amerikën.

“Lajçaku ka diskutuar së fundmi me Albin Kurtin, Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin ndërsa nga ana e Serbisë vetëm me Marko Gjuriqin. Këtu shihet që niveli i përfaqësimit ët Kosovës është ulur shumë”, tha ndër të tjera Ariana Musliu-Shoshi.