75 Mall Live Search
14:38 / E Diele, 08 Mars 2026 / b l

Deputetja e PDK-së viziton bashkëshorten e Thaçit për 8 Mars

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar bashkëshorten e ish-presidentit Hashim Thaçi me rastin e festës së 8 Marsit.

Musliu në Facebook ka shkruar se në këtë ditë të veçantë kujtuan së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza.

“Pavarësisht sfidave ekonomike, shoqërore dhe dhunës me të cilën shpesh janë përballur, ato kanë mbetur gjithmonë shtylla e familjes, bashkëshorte të devotshme, nëna të përkushtuara dhe partnere të palëkundura në përpjekjet kombëtare”, shkruan ndër të tjera Musliu.