75 Mall Live Search
12:59 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Deputetja e PSD-së, zyrtarit të VV-së: Trego pse si rrezikove 5500 euro!

Deputetja a e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina i ka reaguar nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bilimi, i cili tha se PSD-ja duhet të hyjë e vetme në zgjedhje për të treguar a i ka vjedhur mandatet.

Pantina ka thënë se përderisa Besniku nuk pranoi të gjuante gaz lotsjellës, ajo rrezikoi burgun për LVV, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje të redaksisë:

Edhe Besniku (Bislimi) po na quan tradhtare? Per here te dyte, ne diten kur eshte zgjedh Thaci president, une kam hedhur gaz lotesjelles sepse Besniku nuk pranoj ta bente ( kishte mbetur i vetmi pa e bere). Nuk e rrezikonte dot rrogen prej 5500 euro ne muaj, e une rrezikova edhe burgun per LVV. PSD-se i kerkon te garoje e vetme ne zgjedhje, por ai vet u perfshi ne liste te deputeteve vetem duke qene numer 5, qe i mundesonte fitoren e sigurt si deputet, ndersa ne komunen e Prishtines ku vertet do te mund te kontribonte si drejtor nuk qendroj as per dy muaj.

Pranoi te behet nenkryetar i nje subjekti te majte e ne anen tjeter hartoi program per nje parti krejtesisht te djathte (60 mije euro nuk jane pak, pse jo do thoshte dikush). Si deputet i LVV, shkoi per me shume se kater muaj ne SHBA per arsye private, pra shembull se si interesi personal eshte me i rendesishem se pergjegjesia publike.

Sic do thoshte nje kolege e partise se tij, kjo nuk mund te quhet ndryshe perveç hipokrizi!