Deputetja e pushtetit ka një pyetje për kryeministrin holandez: Përse masa ndaj Kosovës dhe a do të thotë kjo se BE po e humbë pozicionin e saj?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, Jeta Statovci ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit holandez dhe idesë së tij për neutraliteti nga BE.
Statovci ka një pyetje për Rutten rreth këtij deklarimi.

“Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha “Keni bërë premtime të dyja palët, e di se ka çështje të ndjeshme Në momentin që BE fillon të gjejë fajtorin, atëherë e humbim pozicionin tonë. Dëshirojmë që gjithë Ballkani Perëndimor të jetë më i suksesshme”
Pajtohem me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, në idenë e tij për neutralitet nga BE në procesin e ndërmjetësimit të negociatave Kosovë-Serbi. KM Rutte tha se “në momentin që BE fillon të gjejë fajtorin, atëherë e humbin pozicionin tonë’’.
Atëherë përse kemi masa ndaj Kosovës? Dhe, sipas këtij parimi, a do të thotë kjo se BE ka humbur pozicionin e saj?” shkruan Statovci në reagim./Indeksonline/