Deputetja e VV-së, Hazirit për rastin e Agon Musliut: E keni mohuar zinxhirin institucional

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka kritikuar për qasjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili siç ka thënë ajo ka shpërfillur zinxhirin institucional, duke komunikuar personalisht me familjen e Agon Musliut, e jo që ky komunikim të kryhej sikurse në rastet e tjera përmes autoriteteve qendrore në Prishtinë, raporton IndeksOnline
Mulhaxha- Kollçaku, ka thënë se kështu secili deputet apo zyrtarët shtetërorë do të mund të komunikonte me persona të caktuar, por kjo do të ishte mospërfillje e institucioneve.
Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i Hazirit, i cili theksoi se ndonëse po mundohet ta kuptojë se ku është qëllimi i kësaj ankese të deputetes së Vetëvendosjes, kur ai mundet t’i zgjidhë vetëm problemet nuk ka nevojë të komunikojë me askënd tjetër.
“Nuk kam obligim me komuniku me askënd tjetër kur mundem me e zgjidh problemin vetë”, theksoi Haziri./IndeksOnline/