20:12 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputetja e VV-së: Kurti nuk ka nevojë për mbrojtje brenda organizatës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se Albin Kurti nuk ka nevojë për mbrojtje brenda partisë.

Sipas saj, fushata nacionale dhe lokale e ka dëshmuar rolin e Kurtit, të pakontestueshëm nga të gjithë, përcjell Indeksonline.

“Ai nuk ka nevojë për mbrojtje në organizatë, sepse është i pakontestueshëm nga të gjithë.
A nuk e tregoi këtë fushata nacionale dhe ajo lokale!?
Ai ka nevojë për unitet të organizatës. Ai ka nevojë për të gjithë ne, dhe secilin veç e veç.
Unë pashë shumë brengë, shumë sinqeritet, shumë kolegialitet, shumë vullnet për ta çuar organizatën përpara, por edhe shumë nevojë për reflektim nga të gjithë. Unë e di që secili e merr përgjegjësinë për veprimet e veta, por as meritat nuk duhen mohuar.
Mos nxitoni.#meAlbinin” ka shkruar Kollçaku në facebook./Indeksonline/