75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetja Geci: S’kemi fuqi t’i dalim kundër vendeve mike, t’i bojkotojmë produktet nga Serbia

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci fjalimin e parë pasi që fitoi mandatin në zgjedhjet e gjashtë tetorit, në Kuvend e ka nisur me një thënie të presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Geci në foltoren e Kuvendit ka kujtuar thënien e Rugovës për ruajtje të partneritetit të përhershme me Shtetet e Bashkuara.

“Fjalimin dua të filloj me një thënie të presidentit Rugova, Kosova e pavarur demokratike e integruar në BE dhe në Nato dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara, thoshte presidenti Rugova”, ka cituar ajo.

Tutje, Geci ka thënë se kosovarët duhet që t’i bojkotojnë produktet nga Serbia.

“Edhe LDK edhe i gjithë spektri politik i Kosovës duhet t’i kujtojmë këto fjalë të presidentit Rugova, Kosova ende nuk ka fuqi as ushtarake, as ekonomike as politike që t’i dalë kundër vendeve mike që na ndihmuan të vijmë deri ku jemi sot, patriotizmi më i madh i gjithë shqiptarëve të Kosovës tani është që të bojkotojnë produktet e vendeve që bëjnë propagandë kundër vendit tonë”, ka shtuar ajo.