75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputetja Ismaili e PDK kërkon plotësim të pakove emergjente ekonomike për Veriun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Besa Ismaili, ka shkruar sot se duhet jetësuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë lidhur me parandalimin e infektimit, por duhet të jemi vigjilent dhe syhapur kur këto rekomandime shndërrohen në rregulla dhe kufizime, që mbushin apetitet autokratike të zyrtarëve qeveritar.

Ajo ka dhënë tri propozime, për Pakon që është propozuar nga PDK, e që do ta pasuronin këtë politikë, siç shkruan ajo, shumë të nevojshme në gjendjen në të cilën po kalojmë: Veriu i Kosovës, gratë, nënat vetushqyese, ato në biznes dhe të papunet si dhe bashkësitë fetare

Postimi i plotë:

Të dashur deputetë kolegë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Në një gjendje emergjente dhe shumë të vështirë në procesin tuaj jetësor në luftën ndaj virusit korona, jam në mbështetje dhe bashkëndjesi të plotë me situatën tuaj!

Parimisht duhet jetësuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë lidhur me parandalimin e infektimit, por duhet të jemi vigjilent dhe syhapur kur këto rekomandime shndërrohen në rregulla dhe kufizime, që mbushin apetitet autokratike të zyrtarëve qeveritarë.

Sa i përkët masave të përkohshme ekonomike dhe fiskale për të lehtësuar efektet e epidemisë së virusit COVID-19 të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, kam tri propozime, që do ta pasuronin tutje këtë politike shumë të nevojshme në gjendjen në të cilën po kalojmë: Veriu i Kosovës, gratë, nënat vetushqyese, ato në biznes dhe të papunet si dhe bashkësitë fetare.

Veriu i Kosovës është gjendur në një situatë të pafavorshme të realitetit politik në përballje me luftimin e virusit Covid-19. Një lënie e tërësishme pas dore, me disa vizita periferike të lagjeve nga zyrtarë qeveritarë dhe më e rëndëishmja, një ikje e rastit për integrim të plotë dhe thyerje e çdo barriere ndëretnike dhe sigurimi për efikasitet të qartë shtetëror. Një çakordim i punës së institucineve të Kosovës, krijuar mbi politikën e inatit, banorët e Veriut përveç pasigurisë, iu kemi dhuruar edhe mosbështetje, sidomos në aspektin financiar. Mijëra familje janë në gjendje të rëndë jo vetëm për shkaqë të krizës së pandemisë, por për shkaqe sociale, të cilat kanë të bëjnë në masë të madhe me vendbanimin. Banimi me qira mbi për afro dy dekada prodhon një situatë shumë të vështire dhe është koha e duhur qe institucionet t’iu dalin në ndihmë, si një administrim i besueshëm dhe jo përjashtues. Propozoj një skemë mjetesh, si plotësim i amandamenteve në kuadër të Ligjit për Masat e përkohëshme, për banorët e Veriut të Kosovës, pavarësisht etnisë, të cilët krahas gjendjes së dy njësive administrative të Mitrovicës, kanë vështirësi të dyfishtë ekonomike, përfshi atë sociale në të cilën gjenden. Me këtë përafrojmë ndasitë e adminsitrimit paralel dhe forcojmë dorën e institucioneve për të gjithë qytetarët, pa dallim. Të dy komunat do të kishin më të lehtë ç’thurjen ligjore nga ana e Qeverisë së Kosovë dhe amnistimit të veprimeve të saja të pakordinuara me autoritetet lokale si dhe kanosjes së qytetarëve me rrezikun e covid-19 në vonesat e masave preventative.

Çështja e dytë ka të bëjë me gratë dhe pozitën e tyre në shoqëri, veçanërisht në këto javë të përballjes me koronavirusin. Një përqindje shumë e ulët të grave të puënsuara, përqindje edhe me e ulët e gravë në biznes, përfshi edhe nanat vetushqyesë, që situata e pafavorshme ekonomike ka krijuar mundësi kufizuese në jetësën e tyre. Problemet më të spikatura lidhen me banimin dhe natyrisht ajo e punësimit, përfshi elemente të tjera, si shkollimi i fëmijëve. Propozimi im parasheh një ndarje shtesë në kordinim me Qendrat për Punë Socialë gjithandej komunave të Koosvës, ku bashkërisht institucionet qendrore dhe ato lokale do t’iu dilnin në ndihmë kategorisë në fjalë. Kjo mund pastaj të ndjekë kanale ndarëse, si mjete për tejkalim të situatës emergjente apo si grantë mbështetësë për agrikulturë, zejtari dhe grante relevante, si rimëkëmbje.

Pika e tretë ka të bëjë me bashkësitë fetare në Republikën e Kosovës. Personeli aktiv dhe kleri i komuniteteve fetarë në Kosvë në pamundësi gjenerimi të hollave, janë në një gjendje të disfavorshme ekonomike. Propozimi im është që ligji për masat e përkohshme të t’i ketë fokus edhe bashkësitë fetare.