Deputetja Kica: Mbi 4 milion dokumente pёr çёshtje pronёsore mbesin nё arkivat serbe

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është shqetёsuese se si pas kaq shumё vitesh, mbi 4 milion dokumente pёr çёshtje pronёsore mbesin nё arkivat serbe.
Ajo në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion tha se kanë nevojë të diskutojnë me Agjencinë Kosovare pёr Krahasim dhe Verifikim tё Pronёs.
Postimi i plotë:
Paradite kishim mbledhjen e Komisionit pёr Legjislacion
Ndёr raportet qё shqyrtuam, raportoi edhe Agjencia Kosovare pёr Krahasim dhe Verifikim tё Pronёs (AKKVP).
Ёshtё tejet shqetёsuese se si pas kaq shumё vitesh, mbi 4 milion dokumente pёr çёshtje pronёsore mbesin nё arkivat serbe.
Njёkohёsisht, duket se ndёr vite gjykatat vendore kanё marrё vendime pёr vёrtetim tё pronёsisё duke tejkaluar kompetencёn e tyre, duke krijuar kёshtu kolizion tё qёndrimeve nё mes tё vendimeve gjyqёsore dhe atyre tё AKKVP-sё.
Si komision, kemi nevojё pёr diskutime tё mёtejme me kёtё agjenci, pёr tё shqyrtuar e rishqyrtuar çdo gjё tё nevojshme deri nё pёrmbylljen e misionit tё kёsaj agjencie e cila ka mbetur peng i mos-zbatimit tё marrëveshjes lidhur me kthimin e dokumentacionit nga Serbia.