75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Deputetja kosovare nesër vrapon në maratonën e New Yorkut, dedikimi i saj është i veçantë

Kryetarja e subjektit politik, Alternativa dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila nesër do të vrapoj në maratonën e New York-it.

Image may contain: 1 person, smiling, standing, crowd and outdoor

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se në këtë maraton do të vrapoj për graë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Disa nga emrat e burrave dhe grave që kanë qenë viktima dhe të dhunuar në luftën e fundit të Kosovës do të jenë në bluzën e deputetes.

No photo description available.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:

Të jesh gjallë, e shëndetshme dhe me fat të kesh mundësinë të vraposh maratonën, do të thotë të bësh edhe për ata që nuk mund të jenë me ty.

Nesër, unë vrapoj Maratonën e New Yorkut për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shumë kanë vdekur, tjerët janë gjallë dhe jetojnë me stigmën dhe barrën nga e kaluara.

Disa nga emrat janë të shtypura në bluzën time dhe do të jenë me mua për 42KM.

Nesër, çdo hap i imi për 42 KM to jetë për ti dhënë zë dhe mbështetje.

Ju nuk jeni vetëm dhe ne ndëgjojmë zërin tuaj. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të përfshijë viktimat e Kosovës në raportin e tyre.

#BëhuZëriIm #BeMyVoice

Image may contain: 1 person, standing, child, shoes and outdoor
Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, sky, crowd and outdoor
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and indoor
Image may contain: 3 people, people standing