Deputetja kosovare po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme mjekësore ne SHBA

Deputetja kosovare, Albena Reshitaj po merr pjesë në Konferencën më të madhe profesionale të fushës së Stomatologjisë që po mbahet në SHBA.
Ajo ka njoftuar se po diskutohen të arriturat e fundit shkencore e profesionale në këtë lëmi.

“Me ftesë të Greater New York Dental Meeting, po marr pjesë në Konferencën më të madhe profesionale të fushës së Stomatologjisë me mijëra pjesmarrës nga e gjithë bota në Neë York. Kjo Konferencë për një javë prezenton të arriturat e fundit nga hulumtimet e avancuara shkencore, avancimi profesional praktik e deri te teknologjitë e fundit në shfrytëzim për punë sa më profesionale” shkruan Reshitaj në njoftim./Indeksonline/
