75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputetja Kusari-Lila ndan një fotografi të veçantë, nga ditëlindja e 50 e ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila në tre vjetorin e vdekjes së ish kryeministrit Bajram Rexhepi e ka kujtuar atë me një fotografi nga viti 2004.

Kusari-Lila në Facebook ka shkruar se Rexhepi do t’i mbetet gjithmonë në kujtesë si person i vendosur, human, sypatrembur dhe familjar.

“Nga përvoja jonë në kabinetin e Kryeministrit Rexhepi e kuptuam qartë se në mesin e tërë ngarkesës dhe presionit të punës, një gjë ishte gjithmonë prioritare dhe e pazëvendësueshme për të, ajo ishte dashuria dhe përkushtimi ndaj vajzës së tij, Vanesës”

“Vanesa ishte dashuria dhe brenga më e madhe e tij, andaj në këtë përvjetor ndaj për Shpresën dhe Vanesenkëtë foto të bërë me 3 Qershor, 2004, në festën e ditëlindjes së 50-të të Kryeministrit dhe momentit kur atij iu bë befasia nga kabineti bashkë me bashkëshorën dhe vajzën”, ka shtuar Kusari.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë, tri vite më parë iku nga kjo jetë, Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, Dr. Bajram Rexhepi.
Mirënjohëse gjithmonë për vlerat, përkushtimin dhe punën e përbashkët në periudha aspak të lehta për vendin tonë!
Në kujtesën time do të mbetet gjithmonë njeriu i vendosur, human, sypatrembur dhe familjar.

Nga përvoja jonë në kabinetin e Kryeministrit Rexhepi e kuptuam qartë se në mesin e tërë ngarkesës dhe presionit të punës, një gjë ishte gjithmonë prioritare dhe e pazëvendësueshme për të, ajo ishte dashuria dhe përkushtimi ndaj vajzës së tij, Vanesës.
Vanesa ishte dashuria dhe brenga më e madhe e tij, andaj në këtë përvjetor ndajë për Shpresën dhe Vanësen këtë foto të bërë me 3 Qershor, 2004, në festën e ditëlindjes së 50-të të Kryeministrit dhe momentit kur atij iu bë befasia nga kabineti bashkë me bashkëshorën dhe vajzën.

Prehu në paqe miku ynë se themelet e shtetit tonë i mbanë edhe kontributi i punës dhe angazhimit tënd për Kosovën.

#3vite