11:20 / E Martë, 14 Shtator 2021 / A. M.

Deputetja Millaku s’përfilli rregullat e Qeverisë, gjobitet nga Policia

Me 200 euro është gjobitur familja e deputetes së LVV-së, Drita Millaku, në Ujmir të Klinës, pasi të njëjtit kanë thyer masat anti-Covid të Qeverisë së Republikës.

Në oborrin e shtëpisë së familjarëve të deputetes është mbajtur aheng, konkretisht fejesa e djalit të Drita Millakut.

Kësisoj, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video incizimeve se gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura.

No photo description available.

“Me qëllim të zbatimit të masave parandaluese, apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit.

 Policia po ndërmerr dhe do të vazhdojë të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19”, thuhet në sqarimin e PK-së. /Indeksonline/