Deputetja Musliu del me sqarim për aksidentin e ndodhur në Prishtinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është përfshirë sot në një aksident trafiku në Prishtinë.
Aksidenti ishte pa pasoja mirëpo lajmi mori jehonë të madhe për çka deputetja u detyrua të dal me një sqarim për publikun.
Sqarimi:
Sot gjate kalimit tim me makine tek rreth i Flamurit në Prishtine, një Autobus urban preku makinen time nga mrapa.
Shpejtesia ishte minimale pasojat e aksidentit ishin zero prandaj edhe vazhduam secili në rrugen tonë.
Me qe mediat nuk kane marre mundin as të telefonojne e të pyesin por raportuan për aksidentin me zero informata duke shqetesuar familjaret dhe dhe qytetaret, ju njoftoj se nuk ka qene asgje serioze dhe une jam shendosh e mirë!
Faleminderit të gjithe ju qe u interesuat.
P.s Mu dashte të ndalem në rruge dhe të ju bëjë kete video për të dëshmuar qe asgje s’ka ndodhe.