75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Deputetja Musliu kalon ditën me fëmijët me sindromën Doën në Ferizaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda Musliu, ditën e djeshme e ka kaluar së bashku me fëmijët me sindromën Doën në Ferizaj, shkruan IndeksOnline.

Me rastin e festave të fundvitit ajo në në qendrën “Doën Syndrome Kosova” së bashku me fëmijët punuan ca kartolina shumë ngjyrëshe.

Postimi:

Një ditë e bukur me fëmijët me sindromën Doën në Ferizaj.

Festat e fundvitit janë gjithmonë një rast i mirë për të ofruar e marrë më shumë dashuri dhe këtë ndjenjë të bukur e përjetova në këtë mes.

Kartolina shumë ngjyrëshe, përkushtim maksimal e mikpritje të ngrohtë pash gjatë vizitës në qendrën “Doën Syndrome Kosova” në Ferizaj.

Përpjekjet e mia do të jenë të vazhdueshme që të gjithë fëmijët e kategoritë e ndjeshme ta ndjejnë veten të barabartë.

Ndërsa stafin e kësaj qendre e përgëzova për shërbimet që ofrojnë.

SM