75 Mall Live Search
12:51 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / LB

Deputetja Musliu-Shoshi falënderon Ramën që është zëri i Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që është zëri i Kosovës në organizatat ndërkombëtarë, aty ku sipas saj, Kosova nuk ekziston, e për të cilat vetëm vazhdojmë e ëndërrojmë.

Një ditë më parë, kryeministri Rama në samitin e NATO-s ka kërkuar ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

“Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka Rama ai në Twitter.