75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 27 Tetor 2023 / A. M.

Deputetja Musliu-Shoshi ka disa pyetje për Kurtin: Prej datës 24 shtator, a ka vdekur dialogu a është gjallë?

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shtruar disa pyetje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje e ka pranuar draftin e ri të BE-së për formimin e Asociacionit.

Ajo ka bërë me dije se kryeministri i vendit e ka për obligim të njoftojë opozitën dhe qytetarët për atë që ka ndodhur dje në procesin e dialogut në Bruksel.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pesha e përgjegjësisë në politikë do ta ndjekë përjetë!

“Kosova jonë mbi të gjitha betejat politike! POR, pesha e përgjegjësisë dhe etika në politikë të ndjekë përjetë! Prandaj, Kryeministri Kurti e ka borxh ndaj qytetarëve e obligim ligjor ndaj tempullit të demokracisë të na njoftoj: Prej datës 24 shtator, a ka vdek dialogu a është gjallë? A po flasim me Serbinë pa sanksione, apo me? A kemi pranu marrëveshje të re pēr asociacionin apo është po e njejta që nga 2013, 2015…? A e dashti apo urrejti Borell dhe Lajcak? A ja vlejti kjo gjurullti për me ardh deri te ky moment që jemi sot?”, ka shkruar Musliu-Shoshi.