23:00 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetja Musliu-Shoshi: Raportet me ShBA-të po rrezikohen nga Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi deklaroi se pavarësia e Kosovës nuk do të vinte pa mbështetjen e Amerikës dhe se asnjë progres nuk do ta bënim pa ndihmën e fuqishme të ShBA-së.

Musliu-Shohi tha se as Maqedonia e Veriut e as Mali i Zi madje s’do na njihnin pa ndihmën e fuqishme të ShBA-së, transmeton Indeksonline.

Deputetja e PDK-së tha se raportet Kosovë-ShBA janë raporte që nuk duhet të lëndohen, por që ato po rrezikohen nga Albin Kurti, si Kryeministër i Kosovës.

Postimi i plotë:

Pavarësia e Kosovës nuk do të vinte pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Asnjë progres nuk do ta bënim pa ndihmën e fuqishme të ShBA-së. Asnjë njohje s’do të vinte po të mos thonin ata. As Maqedonia e Veriut e as Mali i Zi s’do të na njihnin po të mos vepronte ShBA. Raportet e Kosovës me ShBA-të janë raporte që nuk duhet të lëndohen. Por, këto raporte po rrezikohen nga Albin Kurti si Kryeministër i Kosovës. Ai dhe qeveria e tij, duhet ta kenë të qartë se interesi shtetëror i Republikës së Kosovës është i lidhur ngushtë me interesin nacional të SHBA-së. Politikat shtetërore të cilat janë kundërshtuese dhe mos-bashkëpunuese me ShBA-të, e rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.