75 Mall Live Search
19:34 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / LB

Deputetja Musliu-Shoshi thirrje deputetëve të votojnë për kalimin e ligjit për Trustin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka thënë se tërheqja e një pjesë të mjeteve nga Trusti nuk është zgjidhja më e mirë, por e duhura.

Ajo iu ka bërë thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të votojnë pro.

“TRUSTI nuk është zgjidhja më e mirë, POR është e duhura. Kolegë deputetë,  dëgjone zërin e qytetarëve sepse është besimi i tyre që ju dha këtë privilegj që të vendosni për mirëqenien e tyre, sidomos në ditë të vështira”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se seanca e sotme ku do të lexim të parë projektligji për Trustin është shtyrë për ditën e nesërme.