75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 19 Qershor 2022 / LB

Deputetja Reshitaj kujton viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës për liri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt ka kujtuar dhe nderuar viktimat e dhunës seksuale në luftën tonë për liri.

Reshitaj në Facebook ka shkruar se liria ka çmim dhe vlera e saj matet me sakrificë, flijimi e burave e grave, vetëmohimin e familjeve tona për nje ideal.

Postimi i deputetes Reshitaj:

Sot në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, dua të kujtoj e nderoj viktimat e dhunës seksuale në luftën tonë për Liri.

Liria ka çmim dhe vlera e saj matet me sakrificë, flijimin e burrave e grave, vetëmohimin e familjeve tona për një ideal.

“Letra e një të vdekuri”  është poezi që e shkrova menjëherë pas luftës, pas emocioneve me të trisha që përjetova nga rrëfimet e grave tona heroina e të mbijetuara të dhunës seksuale që pata takuar asokohe gjatë angazhimin tim profesional në një projekt humanitar me Kryqin e Kuq Belg në fshatrat e disa komunave të Kosovës. 

Këtë krijim timin që i dedikohet të mbijetuarave të luftës në Kosovë , poezi që pati jehonë e mori edhe çmim ndërkombëtar aso kohe,  e sjell për ju edhe sot në kujtim e nderim për heroinat tona. 

Lavdi!

Faleminderit Oxygen Press  për realizimin e kësaj videoje.

https://fb.watch/dKTOOYBv9_/