75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputetja serbe: Amerika mund të ndikojë mbi Prishtinën më shumë sesa BE-ja

Deputetja serbe njëherësh anëtare e Komitetit të Integrimit Evropian Vesna Markoviq ka thënë se nga gjithçka që ka ndodhur në vitin e kaluar mund të konkludohet se vendet e tjera, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara kanë ndikim më të madh mbi Prishtinën sesa BE-ja.

Sipas saj pa përfshirjen e Amerikës nuk ka zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës, raporton Tanjug.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas asaj të komisionerit evropian për zgjerim, Johannes Hahn i cili tha se do të përpiqet të nisë një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës përpara korrikut.