75 Mall Live Search
21:12 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Deputetja Statovci flet për projektligjin e buxhetit, pret që ta mbështet edhe opozita

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, sonte në Infobox ka folur lidhur me projektligjin e buxhetit 2022 në Republikën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Statovci tha kemi të bëjmë me një buxhet i cili ka një performancë më të madhe se viteve të kaluara.

“Ne kemi marrë projektligjin për buxhetin e vitit 2022. Ne pamë nga ana e Qeverisë se kemi të bëjmë me një buxhet i cili ka një performancë dukshëm më të madhe.

Kjo flet për një faktor politik në zhvillimet ekonomike. Statistikisht kemi më shumë taksa të deklaruara dhe krijojnë mundësi për grumbullimin e aseteve më të mëdha. Ka edhe një rritje të eksportit dhe konsumit.

Duke vazhduar me politika stimuluese të ekonomisë padyshim shpresojmë në një performancë mjaft pozitive të ekonomisë”, tha ajo.

Ajo tha se kjo prek ngritjen e mirëqenies sociale në vend.

Statovci shtoi se pret që projektligji i buxhetit pret të votohet edhe nga opozita, duke parë historikun e rrjedhave të proceseve të kaluara në Kuvend.

“Kur kemi të bëjmë me raportin e cilësinë e jetës së qytetarëve duke parë historikun e rrjedhojave të proceseve, nëse arrin të arsyetohet mirë padyshim do ta gjej mbështetjen e plotë”, tha ajo./IndeksOnline/