Deputetja Statovci njofton për disa takime të rëndësishme të Grupit të Miqësisë me Zvicrën

Kryetarja e Grupit të Miqësisë me Zvicren, Jeta Statovci e shoqëruar edhe nga anëtar tjerë të Grupit të Miqësisë Kosovë- Zvicër kanë takuar grupin homolog nga radhët e Parlamentit Zviceran.
Deputetja e VV-së përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çka kanë diskutuar në këtë takim.
“Marrjen e hapave konkret për marrëveshje të tregtisë së lirë në mes vendeve te EFTA dhe Kosovës. Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë duke pasur në dijeni faktin që Kosova ka bilanc pozitiv tregtar me 🇨🇭- eksportet e mallrave në vitin 2021 arritën në 56 milionë euro; ndersa vlera e mallrave të importuara arrin shifrën prej 31.2 milion euro”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë i saj:
Grupi i Miqësisë Kosovë-Zvicër, realizojë vizitën me grupin homolog nga radhët e Parlamentit Zvicëran.
Zvicra është një shtet mik, që ka treguar mbështetje të plotë e të pakursyer si në aspektin politik ashtu dhe atë ekonomik.
Lidhjet dhe afërsia në mes të 🇽🇰 dhe 🇨🇭 nuk janë ndërtuar vetëm me themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, por një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim është diaspora jonë, ku tanimë është shtëpi për mbi 200,000 qytetarë nga Kosova.
Si kryetare e grupit të miqësisë, së bashku me delegacionin, kemi veçuar për të diskutuar me palën homologe:
– Marrjen e hapave konkret për marrëveshje të tregtisë së lirë në mes vendeve te EFTA dhe Kosovës. Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë duke pasur në dijeni faktin që Kosova ka bilanc pozitiv tregtar me 🇨🇭- eksportet e mallrave në vitin 2021 arritën në 56 milionë euro; ndersa vlera e mallrave të importuara arrin shifrën prej 31.2 milion euro.
Kosova deri më tani mbetet i vetmi shtet në rajon pa një marrëveshje të tillë.
– Zvicra është shtëpi për një numër të madh të organizatave ndërkombëtare. Delegacioni potencojë objektivat dhe synimet e shtetit të Kosovës, sidomos në raport me Këshillin e Evropës, dhe na u bë i qartë pozicioni pozitiv i Zvicrës në këtë aspekt.
– Trajtuam temën mbi sistemin dual të arsimimit, ku Zvicra është adresa ideale për të mësuar prej tyre, si dhe mundësinë e vizave sezonale të cilat do të reflektonin në shumë aspekte të zhvillimit socio – ekonomik për vendin tonë.
Në cilësinë e Kryetares së Grupit të Miqësisë pata kënaqësinë të zhvilloj takim me Presidentin e Federates së Futbollit në Zvicër. Në këtë takim ishin prezent edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Diaspora jonë ka arritur suksese të jashtëzakonshme në gjithë sferat, e sidomos në sport. Talenti që buron nga një vend kaq i vogël, mahnit të gjithë.
Takime zhvilluam edhe me përfaqësues shoqatash dhe afaristë në Cyrih. Diaspora jonë, dhe ndërlidhja e jashtëzakonshme me mërgatën tonë, vazhdon të jetë një katalizator i fuqishëm për shumë procese. Ndihma e tyre e pakusht, sidomos ekonomike, vazhdon të jetë një shtytje e madhe për ekonominë e Kosovës. Mirëpo, aty u theksua edhe nevoja për investime direkte në mënyrë që të rritet produktivitetit i vendit, duke nxitur qarkullim sa më të madh ekonomik.