75 Mall Live Search
20:38 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / OSH

Deputetja Statovci prezanton projektet që i propozoi dhe që u miratuan, rrugë, çerdhe, zonë ekonomike, fondin për sigurime shëndetësore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se sot me shumicë votash u miratua buxheti për vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

Ajo bëri të ditur se buxheti i parashikuar për vitin 2022 është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi, duke kapur vlerën prej 2 miliardë e 748 milionë euro, apo 8.7% rritje krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.

Statovci në rrjetin social “Facebook” ka prezantuar projektet që iu aprovuan sot e që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Këto projekte kanë të bëjnë me ndihmën për pacientët më fibrozë cistike, ndërimin e çerdhes në fshatin Batllavë dhe rregullimin e disa rrugëve.

Ja postimi i plotë: