75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Deputetja Statovci tregon shpenzimet e personelit të televizioneve në rajon, RTK me bilanc të pabesueshëm!

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka analizuar raportin financiar të RTK-së. Ndër të tjera, Statovci ka bërë krahasimin e shpenzimeve të personelit të RTK-së, karshi shteteve të rajonit.

RTK prinë dukshëm me shpenzime, krahasuar me televiziovet publike në shtetet e rajonit.

“Nga analiza në mes të hyrave dhe shpenzimeve, një segment i cili është në rritje të pashpjegueshme është elementi mbi pagat. Pra nga viti 2010 ne 2021, shpenzimet në paga kalojnë nga 4 milion në 9 milion; kurse investime kapitale që do mundësonin instrastrukturë më të avancuar dhe ambient më të përshtatshëm përgjysmohen.
Shpenzimet e personelit të TV publike në Mal të Zi janë 49.5% e të hyrave të pergjithshme, Slloveni 44.1%, Maqedoni 33%, Shqiperi 35%, kurse në RTK 71% e buxhetit.

“Kontratat mbi vepër lëvizin në vitin 2013- 2020 nga 152 në 218; befasisht zyra e prokurimit rrit numrin e personelit të angazhuar nga 5 në 12 staf, e zyra e strategjisë kalon nga 1 person të angazhuar në 17 total. Siq jemi në dijeni, RTK pritej të draftonte një strategji për të kaluar drejtë financimit adekuat dhe të qëndrueshem, mirëpo as në vitin 2020 nuk kishte informata të jetë trajtuar qështja e pavarsise financiare, e barra ndaj buxhetit te Kosoves vazhdon me rritje.

Segment interesant është dhe numri i të punësuarëve ndër vite në marketing, nga 1 në 17 persona – sigurisht që rritje ne kapacitet humane do duhej të përcillej dhe në rritjen e te hyrave, mirpo të hyrat nga marketingu vazhdojnë të bien” ka thënë ndër të tjera, Jeta Statovci./Indeksonline/

https://www.facebook.com/607843303/videos/958129741693677/ https://www.facebook.com/607843303/videos/958129741693677/