Deputetja Tinka Kurti ia dhuron portretin e Nënë Terezës Grupit të Grave në Senatin e Kalifornisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila njëherësh është edhe kryetare e Grupit të Grave Deputete, i ka dhuruar portretin e Nënë Terezës Grupit të Grave në Senatin e Kalifornisë, transmeton IndeksOnline.
Deputetja Kurti ka njoftuar se portreti është i punuar nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe historia e tyre është pothuaj në çdo takim që po e zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputetët e Kosovës që disa ditë po zhvillojnë takime të shumta në Washtington me kongresmen dhe zyrtarë tjerë.
Postimi i deputetes Kurti:
Ndihem e nderuar ta dhuroj portretin e Nënë Terezës për Grupin e Grave në Senatin e Kalifornisë. Portreti është i punuar nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe historia e tyre është pothuaj në çdo takim tonin këtu. Bashkë kërkojmë drejtësi dhe i shohim format e përparimit.
Faleminderit për mbështetjen dhe diskutimet e hapura e të sinqerta!

