23:14 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / GF

Deputetja ukrainase përgjigjet në shqip, tregon respektin për Kosovën

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Iryna Friz, në shenjë mirënjohje ndaj Kosovës dikujt i është përgjigjur në shqip.

“Faleminderit”, ka shkruar ajo duke vlerësuar miqësinë me vendin tonë.

Edhe sot gjatë ditës deputetja e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që ka treguar në momentet kur thuhet se Rusia do të hyjë në këtë shtet.

Ajo i ka falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe ish-ministren e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, për përkrahjen ndaj Kievit, duke shpërndarë edhe postimet e tyre të Twitterit./Indeksonline/