Deçanasi në mesin e futbollistëve më të mirë të skuadrës suedeze

Futbollisti nga fshati Shaptej i Deçanit, Durim Hajdaraj është një nga sulmuesit më të mirë që ka skuadra suedeze, Norrby IF.
Hajdaraj nga 50 futbollist është zgjedhur në 5-shen e më të mirëve, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu sipas informatave të siguruara, Durimi do të marrë pjesë edhe në një turne në Gjermani ku do të jenë edhe shume klube të mëdha, si Dortmundi, Liverpooli, Milano.
Durimi po vlerësohet si një futbollist i cili premton shumë në të ardhmen./IndeksOnline/.

