22:39 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Derbi ‘della Capitale’ i takon AS Romës

Skuadra e Romës ka fituar derbin ‘della Capitale’, e vlefshme për xhiron e 37-të në Serie A.

Roma fitoi 2 me 0 kundër Lazios në stadiumin ‘Olimpico’, shkruan IndeksOnline

Dy golat për ekipin e Fonsecas, u shënuan nga Mkhitaryan dhe Pedro.

Kujtojmë që Lazio mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 88’të, kur Acerbi mori kartonin e dytë të verdhë.

Në këtë takim pati minuta edhe për Vedat Muriqin, i cili luajti nga fillimi deri në minutën e 59’të.

Me fitore Roma shkon në kuotën e 61 pikëve, gjashtë më pak se Lazio në pozitën e gjashtë (67)./IndeksOnline/