75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Gj. Sh

”Derbi Della Madonina” pa fitues në ndeshjen e parë gjysëmfinale

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysëmfinale e Kupës së Italisë, mes Milanit dhe Interit.

Rezultati përfundimtar në ”San Siro”’ ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Tammy Abraham i dha epërsinë kuqezinjëve, me golin e shënuar në minutën e 47-të.

Golin e barazimit për Interin e shënoi futbollisti më i urryer nga tifozët e Milanit, Hakan Calhanoglu, në minutën e 66-të.

Skuadra e cila do të kualifikohet në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet më 23 prill./IndeksOnline/