75 Mall Live Search
12:16 / E Diele, 17 Mars 2024 / Gj. Sh

Derbi i ‘Anamoravës’, formacionet zyratre të ndeshjes Drita – Gjilani

Sot zhvillohet ndeshja më e madhe në futbollin kosovar.

Drita dhe Gjilani, apo siç njihet si ”Derbi i Anamoravës”, do të përballen sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, shkruan IndeksOnline.

”Intelektualët” janë në vendin e tretë në tabelë me 49 pikë dhe me një fitore të mundshme do ta ndajnë vendin e parë së bashku me Ballkanin, ndërsa në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e tetë, me 25 pikë.

Ndeshja fillon nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Huruglica, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Bl. Krasniqi.

Gjilani: Ballaca, Kqiku, Roganovic, Shehi, Ismajli, Shabani, Heric, Acka, Basa, Bilalli, Jarovic./IndeksOnline/