Derbi i ”Anamoravës”, Gjilani – Drita, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen pesë ndeshje të javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja më interesante do të jetë derbi i ”Anamoravës”, mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për “Intelektualët” pasi një gabim mund ti kushtonte me humbjen e titullit kampion, pasi aktualisht janë në pozitën e parë me 66 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.
Në anën tjetër, skuadra e Gjilanit me një fitore do të siguronte edhe matematikisht vendin e tretë në tabelë, vend ky që dërgon në garat evriopiane.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi; Musolli, Jashari, Bilalli, Zeka, Ismaili, Gomes, Sinani, Islami, Zabërgja, Hoxha.
Drita: Smakiqi; Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Baftiu, Jashari, Selmani, Blakçori, Ovouka, Simonowski./IndeksOnline/