75 Mall Live Search
17:18 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Derbi i golave, në 5 ndeshjet e fundit mes Liverpoolit dhe Arsenalit janë shënuar 25 gola

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Kjo ndeshje njihet si derbi që prodhon shumë gola, transmeton Indeksonline.

Në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, janë shënuar 25 gola.

Liverpooli ka fituar tre ndeshje, kurse Arsenali ka dy fitore. Në 5 ndeshjet e fundit, dy kanë shkaur në vazhdime.

Hera e fundit që janë përballur ka qenë në muajin gusht të këtij viti, në finalen e “Community Shield”.

Pas 90 minutave, ndeshja kishte përfunduar me rezultat 1:1. Pastaj në penalti, futbollistët e Arsenalit u treguan më të saktë./Indeksonline/